Festa e “çmendur” e Yamalit – futbollisti nën hetime për praninë e personave shtatshkurtër

Festa e “çmendur” e Yamalit – futbollisti nën hetime për praninë e personave shtatshkurtër

MARKETING

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal është kritikuar dhe po përballet me një hetim të mundshëm për praninë e një grupi “xhuxhësh” në festën e tij të 18-të të ditëlindjes.
Jesus Martin Blanco, drejtori i përgjithshëm për të drejtat e personave më aftësi të kufizuara në Ministrinë e të Drejtave Sociale të Spanjës, ka bërë thirrje për një hetim, ndërsa Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore në Spanjë, dënoi atë që e quajti “një shkelje të vlerave etike” dhe tha se do të kërkojë të ndërmarrë veprime ligjore.

MARKETING

Sample Image

Yamal mbushi 18 vjeç të dielën, më 13 korrik dhe organizoi një festë.

Festa u zhvillua në një shtëpi fshati që ai mori me qira në Olivella, një qytet i vogël 50 kilometra në veriperëndim të Barcelonës.

Disa personazhe të famshëm, përfshirë muzikantë, YouTuber-a dhe influencues, morën pjesë, me Robert Lewandowski, Alejandro Balde, Gavi dhe Raphinha midis shokëve të ekipit të Yamalit, të cilët ishin të pranishëm.

Një grup “xhuxhësh” u filmua duke hyrë në festë, gjë që ka shkaktuar polemika

MARKETING