Ferrari prezanton makinën e re (FOTO)

Ferrari prezanton makinën e re (FOTO)

Ferrari ka prezantuar makinën me të cilën do të konkurojë në Botërorin e Formula 1 për vitin 2023. Ferrari SF-23 u prezantua në pistën e Fioranos, në Itali, ku të pranishëm ishin pilotët Çarls Leklerk dhe Karlos Sainc bashkë me drejtorin e ri të skuadrës, Frederik Vasur. Ndryshe nga skuadrat e tjera, Ferrari e ka prezantuar në pistë makinën e re, me Leklerk që realizoi xhirot e para në pistë. Marka italiane shpreson që këtë vit të kthejë titullin kampion për Pilotë që mungon që nga viti 2007 dhe atë për Konstruktorë, që mungon që nga viti 2008.

 

MARKETING