Ferid Veseli pjesë e stafit teknik te FC Shkupi

Ferid Veseli pjesë e stafit teknik te FC Shkupi

Ferid Veseli do ta kryejë detyrën e trajnerit kondicional te FC Shkupi, në kuadër të stafit teknik të trajnerit Erkan Murseli.

Veseli është emër i njohur për klubin nga Çairi, pasi prej vitesh ka qenë pjesë e ekipit duke marrë përgjegjësi edhe në periudhat më të vështira. Ai ka dhënë vazhdimisht kontributin e tij në përgatitjen fizike të futbollistëve.

Për këtë rol, Ferid Veseli është i licencuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, çka konfirmon nivelin dhe seriozitetin e punës së tij. Angazhimi i tij në stafin e Erkan Murselit shihet si përpjekje e kthimit të besimit dhe stabilitetit brenda ekipit.

MARKETING