Federica Mogherini dyshohet për keqpërdorimin e fondeve të BE-së

Federica Mogherini dyshohet për keqpërdorimin e fondeve të BE-së
Forcat e rendit të Belgjikës kanë ndaluar ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, e cila po dyshohet se është përfshirë në një mashtrim të dyshuar që lidhet me programet e trajnimit të financuara nga BE për diplomatët e rinj. Gazeta belge Le Soir ka raportuar se sot janë kryer kontrolle në selinë e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges. Tre persona janë ndaluar, mes tyre edhe Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme në qeverinë Renzi.
Hetimi lidhet me dyshime për favorizime dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga EEAS e një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë drejt Kolegjit prestigjioz të Europës. Veprat e dyshuara i përkasin periudhës 2021–2022 dhe, sipas Prokurorisë Evropiane, akuzat e mundshme përfshijnë: “mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”. /SHENJA/

MARKETING