Federata e futbollit të Maqedonisë mbështet me gjithë zemër UEFA-në

“Top Tema” e ditës së sotme në botën e futbollit është vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Superligën Evropiane, teksa Federata e Futbollit të Maqedonisë është në mesin e Federatave të shumta që janë shprehur me mbështetje për UEFA-n dhe mënyrën e organizimit.
Nga “Shtëpia e Futbollit” vendor sonte kanë dalë me një mesazh në rrjetin social ku thuhet se mbështet me zemër UEFA-n.
“Çdo ekip të frymëzohet të luajë me gjithë zemrën, të luftojë për çdo top si të jetë i fundit, dhe të garojë me shpirtin e vërtetë të fer plej. Për dashurinë ndaj lojës që na bashkon dhe na ngrit të gjithëve së bashku”.
Gjithashtu me një qëndrim në mbështetje të UEFA-së kanë dalur edhe kampionët në fuqi Struga Trim Lum dhe Rabotniçki.