FC Shkupi zyrtarizon largimin e Ernest Gjokës

FC Shkupi zyrtarizon largimin e Ernest Gjokës

Pas vetëm dy xhirove të zhvilluara të sezonit të ri në elitë, FC Shkupi ka vendosur të shkarkojë Ernest Gjokën nga pozita e trajnerit, raporton SHENJA.

Ekipi nga Çairi nën udhëheqjen e Gjokës në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë, ndërsa pikërisht disfata e fundit nga Gostivari ka bërë që kryesia Shkupit të largojë trajnerin shqiptar.

Jo zyrtarisht, përfliten disa emra që mund të marrin postin e trajnerit të Shkupit, si Goce Sedlloski, i cili më parë ka qenë në këtë post. Por, meqë klubi ka sponsor dhe pronar nga Turqia, mund të kemi edhe ndonjë trajner turk. Gjithçka pritet të bëhet e qartë ditëve në vazhdim, kur edhe nga klubi do të zyrtarizohet largimi i Gjokës dhe emri i trajnerit të ri. /SHENJA/

MARKETING