FC Shkupi sjell në Çair lojtarin që ka luajtur për Evertonin në Premier Ligë

FC Shkupi sjell në Çair lojtarin që ka luajtur për Evertonin në Premier Ligë

FC Shkupi ka sjellë një emër me karrierë të bujshme në repartin e sulmit. 35-vjeçari Magaye Gueye është lojtari më i ri i skuadrës nga Çairi, ka bërë të ditur klubi.

Bëhet fjalë për një emër të njohur që në të kaluarën ka luajtur në Premier Ligën angleze dhe në Ligue 1 të Francës. Gueye ishte pjesë e Evertonit në Premier Ligë nga viti 2010 deri më 2014, e më pas u transferua te Millwall në Championship.

Karrierën e nisi te Strasbourgu në Francë, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Brest, Adanaspor, Osmanlispor, Qarabag, Dinamo București. Problemi i vetëm i Gueye është se nga viti 2022 ka qenë pa klub.

Magaye Gueye ka 24 paraqitje në Premier Ligën angleze, ndërsa përvojën më të madhe e ka në Turqi, ku në 77 ndeshje ka shënuar 25 gola.

MARKETING