FC Shkupi ndërpret bashkëpunimin me Aleks Zllatkov dhe Michal Pinter

FC Shkupi ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin defanziv Aleks Zllatkov dhe mbrojtësin sllovak Michal Pinter, pas një marrëveshjeje të dyanshme mes klubit dhe futbollistëve..
Zlatkov iu bashkua skuadrës bardhekaltër në verën e vitit 2022 nga NK Triglav i Sllovenisë. Gjatë periudhës së tij në klub, ai ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar kaloi për gjashtë muaj në huazim te Makedonija Gj.P. Pavarësisht rikthimit në Shkup, konkurrenca e lartë bëri që ai të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekip.
Michal Pinter, nga ana tjetër, ishte pjesë e FC Shkupit për 18 muaj, duke regjistruar 42 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime. Ai erdhi në ekip në vitin 2023 nga klubi sllovak FC Vion dhe dha kontribut të vlefshëm gjatë qëndrimit të tij.
Klubi falënderon të dy lojtarët për përkushtimin e treguar dhe u uron sukses në karrierën e tyre të ardhshme.