FC Shkupi mbetet pa trajner, dorëhiqet Erkan Murseli
Trajneri i FC Shkupit, Erkan Murseli, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e bërë vendimin publik përmes një komunikate zyrtare.
Në njoftimin e tij, Murseli sqaron se largimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit brenda klubit dhe mungesës së qartësisë institucionale. Sipas tij, në FC Shkupi po ndodhin lëvizje të padëshiruara, të cilat e kanë bërë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit në rrethanat aktuale.
Ai thekson se postin e trajnerit e ka pranuar vetëm nga dashuria dhe respekti për klubin, duke dhënë maksimumin si në aspektin profesional ashtu edhe në atë njerëzor, pavarësisht mungesës së mbulimit dhe sigurisë financiare.
“Në këto rrethana, e konsideroj të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatën e Murselit, i cili njëkohësisht i uron FC Shkupit stabilitet, qartësi në drejtim dhe suksese në të ardhmen.

