FC Shkupi, klub me histori në udhëkryq pa zgjidhje!

FC Shkupi, klub me histori në udhëkryq pa zgjidhje!

FC Shkupi, klub me histori në udhëkryq pa zgjidhje

Në vend se sot të ishim duke paralajmëruar ndeshjen e radhës të xhiros së dytë në Ligën e Parë që Shkupi e kishte në program ndaj Sileksit, ne jemi të detyruar të flasim krejtësisht për diçka tjetër, dramën e një klubi me histori, të mbërthyer në një udhëkryq pa dalje.
Skuadra Shkupit ndodhet në një situatë tejet të vështirë si kurrë më parë. Një klub që dikur luftonte për tituj dhe për ndeshje evropiane, tani ndodhet para një realiteti të hidhur, në pamundësi për të organizuar një ndeshje në shtëpinë e vet. Për shkak se nuk arritën të gjejnë një fushë për të luajtur, Federata e futbollit të Maqedonisë e anuloj takimin me Sileksin dhe paralajmëroi skuadrën nga Çairi për pasojat që mund ti ketë nëse nuk arrin të organizoj ndeshjen e radhës si nikoqir.
Kjo do të thotë se FC Shkupi ka ngecur në një pikë, ku nuk po mundet të organizojë një ndeshje në Çair. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e mos licencimit të stadiumit për VAR, ku sipas informacioneve jozyrtare e njejta kushton nga 8 mijë deri në 10 mijë euro për instalim, pasi pjesën tjetër e mbulon Federata e futbollit.
Shkupi sezonin e ri e nisi me shumë vështirësi, ku arriti ti regjistroj vetëm disa lojtar, dhe ndaj Shkëndijës doli në fushë me formacionin e të rinjëve, ku kishte vetëm 4 rezervistë, dy prej tyre portierë. Për duelin ndaj Sileksit, tentuan të zgjedhin stadiume alternative si Gostivarin, Kumanovën dhe Strumicën, por nuk arritën në zgjidhje konkrete, duke bërë që ndeshja të mos luhet.
Revolta nga ata që e duan këtë ekip sa vazhdon e rritet, tifozët “Shvercerat” janë të vetmit që po kërkojnë zgjidhje për klubin, duke kërkuar edhe llogari nga pronarë turq. Këta të fundit kanë dalur me një paralajmërim se gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodh me një skuadër të madhe si FC Shkupi. Pyetja që ngrihet është e dhimbshme, por e pashmangshme: A po shkon FC Shkupi drejt një kolapsi historik? Apo nga kjo krizë do të rilindë një herë tjetër, më i fortë se kurrë. /SHENJA/

MARKETING