FC Shkupi: Kishim marrëveshje ndeshja të luhet në Strumicë, premtojmë se lojën e ardhshme do ta luajmë në Çair

FC Shkupi: Kishim marrëveshje ndeshja të luhet në Strumicë, premtojmë se lojën e ardhshme do ta luajmë në Çair

FC Shkupi ka dalë me deklaratë zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit Brenda klubit si dhe anulimit të ndeshjes me Sileksin. Ata thonë se kanë patur marrëveshje që ndeshja të zhvillohet në Strumicë, por që në moment të fundit, pronarët e stadiumit kanë hequr miratimin.

Mes tjerash nga klubi i Shkupit, thonë se janë duke punuar për rregullimin e sistemit VAR dhe se ndeshjen e radhës do ta luajnë në stadiumin e Cairit.

Ja dhe komunikata e plotë:

Së pari, duam t’ju kërkojmë ndjesë të sinqertë të gjithë tifozëve tanë për vështirësitë e krijuara.

Dëshirojmë ta shpjegojmë situatën në mënyrë të qartë:

  • Ne kemi arritur marrëveshje me pronarët e stadiumit në Strumicë për të zhvilluar ndeshjen atje dhe kemi marrë miratimin e tyre me shkrim (mund ta shihni në fotografinë e bashkangjitur).
  • Menjëherë pas kësaj, kemi njoftuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), dhe ndeshja është regjistruar dhe konfirmuar zyrtarisht në sistem.
  • Fatkeqësisht, në momentin e fundit, pronarët e stadiumit e kanë tërhequr miratimin e dhënë, duke krijuar një problem të panevojshëm për klubin tonë.

Për këtë arsye, FC Shkupi do ta çojë çështjen në gjykatë dhe do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

Sa i përket stadiumit tonë, punimet për instalimin e sistemit VAR tashmë kanë filluar. Ndeshjen e ardhshme në shtëpi e planifikojmë ta zhvillojmë në stadiumin tonë, përpara jush – tifozëve tanë të dashur.

Gjatë këtij procesi, kemi shpresuar që klubet në Maqedoni do të tregonin solidaritet dhe mirëkuptim, duke na lejuar të zhvillonim të paktën një ndeshje “në shtëpi” në stadiumin e tyre. Për fat të keq, nuk pamë një mbështetje të tillë; përkundrazi, rruga jonë u bë edhe më e vështirë.

Së fundi, kemi një thirrje për të gjitha partitë politike: Ju lutemi, mos e përdorni futbollin për fushatat tuaja politike dhe mos e pengoni sportin tonë. Futbolli u përket tifozëve, lojtarëve dhe klubeve – jo politikës. Na lejoni t’i përballojmë e t’i zgjidhim sfidat tona së bashku me tifozët tanë. Sepse FC Shkupi nuk është vetëm një klub – është familja jonë e madhe. Me tifozët tanë, krah për krah, ne do të kalojmë çdo pengesë dhe do të ecim përpara edhe më të fortë.

Ju falënderojmë për besimin dhe përkushtimin tuaj.

 

MARKETING