FC Shkupi jep detaje për futbollistin e tyre Andrej Lazarov i cili ishte në Koçani

Nga FC Shkupi kanë deklaruar se futbollisti i tyre Andrej Lazarov, është jashtë rrezikut për jetë por në kujdes intensiv, pasi ka pësuar djegje në pjesë të trupit.
“Fillimisht, duam t’ju informojmë se futbollisti ynë, 𝗔𝗻𝗱𝗿𝗲𝗷 𝗟𝗮𝘇𝗮𝗿𝗼𝘃, është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse është në kujdes intensiv, pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit në zjarrin dhe tragjedinë e madhe që ndodhi gjatë natës në Koçan. Këto informacione i kemi të konfirmuara pasi kemi kontaktuar me familjarët dhe të afërmit e tij. Andrejit i urojmë shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin tonë.
Në këtë moment të vështirë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të gjitha 𝟱𝟭 𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗵𝘂𝗺𝗯𝘂𝗿𝗮 në këtë tragjedi. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me gjithë vendin tonë.
Urojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më!”, thuhet në njoftimin e Shkupit.