FC Shkupi do të përfaqësojë Çairin në “Göl Cup” në Turqi, krahas gjigantëve si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş

Në muajin gusht, në qytetin Beyşehir të Konyas (Turqi), do të zhvillohet një turne prestigjioz ndërkombëtar për grupmoshat U11, U12 dhe U13, i organizuar nga World Star Academy.
Në mesin e klubeve pjesëmarrëse janë emra të mëdhenj të futbollit turk si: Galatasaray, Fenerbahçe, Beşiktaş, Trabzonspor, Başakşehir, Bursaspor, Kasımpaşa, Alanyaspor, Antalyaspor, Konyaspor, Sivasspor, Samsunspor, Kayserispor, Gençlerbirliği, Fatih Karagümrük, Ankaragücü dhe të tjerë.

Bardhekaltërit e FC Shkupit nga Çairi do të jenë përfaqësuesit e vetëm nga rajoni në këtë garë të fortë, me pjesëmarrje në të tri kategoritë: U11, U12 dhe U13.
Koordinatori i klubit, Alisa Vishi, do të udhëheq delegacionin e FC Shkupit në këtë turne, së bashku me trajnerët Alim Bilalli, Ferdi Ismaili, Jeton Abazi dhe Kujtim Mustafa.

Pjesëmarrja e FC Shkupit është rezultat i angazhimit të Alisa Vishit, i cili ka krijuar bashkëpunimin me organizatorët në Turqi, duke u hapur derën futbollistëve të rinj drejt një përvoje ndërkombëtare të jashtëzakonshme.
Klubet dhe akademitë tjera nga vendi jonë apo Shqipëria e Kosova që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu në edicionet e ardhshme, mund të kontaktojnë Alisa Vishin për informacione shtesë në numrin: +389 70 892 244
Turneu zhvillohet në dy etapa:
Etapa 1: 18 – 21 gusht
Etapa 2: 22 – 25 gusht