Fatmir Dehari: Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë të kënaqshme

Fatmir Dehari: Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë të kënaqshme

Kandidati i AKI-së për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari me një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se rezultatet nga zgjedhjet lokale nuk janë të kënaqshme, raporton SHENJA.
“Të dashur qytetarë,shumë të respektuar mërgimtarë.
Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Uroj që i Madhi Zot t’ju bekoj ju dhe familjet tuaja me shëndet e mirësi.
Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim.
Ditëve në vijim do të ju njoftojmë më gjerësisht.
Me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Dehari.

MARKETING