Fatih Ismaili transferohet te Voska Sport

Fatih Ismaili transferohet te Voska Sport

Mbrojtësi Fatih Ismaili sezonin e ri do të luajë me skuadrën e Voska Sport. Futbollisti shkupjan dhe klubi nga Ohri kanë arritur akordin për të gjitha detajet, me Ismailin i cili do të jetë një përforcim për klubin që do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit vendor. Ismaili te Voska Sport transferohet si futbollist i lirë, pasi në fund të sezonit i skadoi kontrata me Rabotniçkin, me të cilët zhvilloi 17 ndeshje. 25 vjeçari është i dalur nga shkolla e Shkupit, ku me bardheblutë numëron 82 ndeshje, ndërsa ishte kapiten i ekipit kur në vitin 2022 skuadra nga Çairi fitoi titullin e kampionit. Fatih Ismaili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Gostivarin, përderisa Voska Sport do të jetë ekipi i katërt për të që do të luajë në sezonin e ri.

MARKETING