Fatih Ismaili: Nesër luaj ndaj skuadrës ku kam kaluar momentet më të mira të karrierës time

Fatih Ismaili: Nesër luaj ndaj skuadrës ku kam kaluar momentet më të mira të karrierës time

Voska Sport – Shkupi është njëra nga përballjet interesante që do të zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Para kësaj sfide, nga tabori i skuadrës shqiptare nga Ohri, ka folur mbrojtësi Fatih Ismaili. Shkupjani nuk fsheh emocionet që ka për ish-skuadrën e tij, ku nesër do të përballet si “rival”, ndërsa mes tjerash thotë se mund të surprizojnë Shkupin.

“Një ndeshje shumë e vështirë për ne si skuadër, por edhe për mua personalisht. Do luaj ndaj ish skuadrës time, aty ku kam kaluar momentet më të mira të karrierës. Megjithatë futbolli këtë e ka, një ditë je me një skuadër, një ditë tjetër në një skuadër ndryshe. Tash unë jam pjesë e Voska Sport dhe normal që do luftojë për këtë fanellë. Si skuadër mendoj se kemi potencial dhe forcë për të surprizuar ekipin e FC Shkupit, mirëpo kjo do varet gjithnjë edhe nga qasja jonë në lojë dhe përmbushja e kërkesave të trajnerit. Nëse këto dy gjëra plotësojmë në përpikshmëri, besoj se në fund mund të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj FC Shkupit.”, ka thënë Fatih Ismaili.

MARKETING