Fatih Ismaili dhe Besar Iseni largohen nga Voska Sport

Fatih Ismaili dhe Besar Iseni largohen nga Voska Sport

Mbrojtësi Fatih Ismali dhe mesfushori Besar Iseni nuk do të jenë pjesë e Voska Sportit në gjysmësezonin e dytë të elitës së futbollit vendor. Burimet e televizionit Shenja mësojnë se dyshja Ismaili dhe Iseni janë larguar nga klubi shqiptar nga Ohri që këtë sezon po garon për herë të parë në mesin e më të mirëve të futbollit vendor. Ismaili te Voska Sport u transferua këtë verë, kur u largua nga Rabotniçki, ndërsa më herët ka luajtur për Shkupin dhe Gostivarin. Ndërkohë edhe Besar Iseni u transferua gjatë merkatos së verës dhe vetëm pas gjashtë muajve largohet. Becko gjatë karierës së tij ka luajtur për Ferizajin, Egnatian, Shkupin dhe Vardarin. /Shenja/

MARKETING