Fati i “Safe City” në duart e Gjykatës Kushtetuese, Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Fati i “Safe City” në duart e Gjykatës Kushtetuese, Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka filluar implementimi i sistemit “Safe City”, kryeministri ka paralajmëruar se i njëjti mund të abrogohet ose të vazhdojë me implementim, varësisht nga vendimi që do ta merr Gjykata Kushtetuese.
Kryeministri Mickoski deklaroi se vendimin e Kushtetueses nuk do ta komtojë por do ta respektojë në tërësi, pa e kundërshtuar.
“Nuk i komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, le të deklarohet Gjykata Kushtetuese. Atë që do ta thonë nga Gjykata Kushtetuese, ai do të jetë vendim final, vendimet e Gjykatës nuk komentohen. Ndërkaq e drejtë e gjithsecilit është që të dorëzojë iniciativa në Gjykatën në fjalë. Sigurisht, Gjykata Kushtetuese do të kërkojë mendim nga ne si Qeveri dhe ne do ta japim mendimin dhe qëndrimin tonë.
Ndonëse është dashur të fillojë nga 1 janari, me dënime sistemi “Safe City”, edhe zyrtarisht ka filluar sot ndërkaq kundër të njëjtit në Gjykatën Kushtetuese deri më tani zyrtarisht janë dorëzuar 3 iniciativa, një nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, një nga ASH-ja e Arben Taravarit dhe një nga Ylli Paçuku , anëtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim. Kujtojmë se i njëjti hyri në funksion pasi 81 deputet votuan për miratimin e ligjit për Kundërvajtje ligj krysor i këtij sistemi. /SHENJA/

MARKETING