Faqja e internetit e Kuvendit në funksion për përdoruesit nga vendi

Faqja e internetit e Kuvendit në funksion për përdoruesit nga vendi

Faqja e internetit e Kuvendit është kthyer në funksion dhe është e qasshme për përdoruesit nga vendi, kumtoi pasdite pres shërbimi i Kuvendit, duke sqaruar se faqja nuk ka qenë funksionale për shkak të sulmit nga jashtë nga më shumë koneksione.

“Në përputhje me informacionet e personave ekspertë përgjegjës për TIK (IKT) bëhet fjalë për atak nga jashtë (Flood atack) respektivisht atak me shumë koneksione të ueb faqes pasojë e të cilës është pamundësia e qasjes në faqen e internetit. Për momentin është pamundësuar qasje në ueb faqe nga adresat e jashtme por është në dispozicion për përdoruesit vendorë. Në ndërkohë, nëpunësit përgjegjës do e përcjellin gjendjen dhe sapo të konstatohet se është sigurt, qasja për përdoruesit nga jashtë vendit do të mundësohet”, thuhet në kumtesë.

MARKETING