Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit

Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit

Besimtarët muslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit, raporton Anadolu.

Një numër i madh besimtarësh në Shkup, Tiranë, Prishtinë, Prizren dhe në qytete të tjera të rajonit u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë.

– Maqedoni e Veriut

Xhamia Mustafa Pasha në Shkup, si në të gjitha xhamitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, ishte e mbushur përplot me besimtarë muslimanë për faljen e taravisë së parë.

Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, pas mbushjes së ambienteve të brendshme.

– Kosovë

Xhamia e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih”, u mbush mbrëmjen e së premtes me besimtarë të cilët erdhën enkas të falin namazin e jacisë dhe teravisë.

BIK ka paralajmëruar programe të ngjeshura gjatë Ramazanit, aktivitete të ndryshme që do të kulmojnë me lexime të Kuranit të njohura si Mukabele në shumë xhami.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) edhe këtë vit, namazin e teravisë ka vendosur ta lë në një orë fikse gjatë gjithë Ramazanit, e cila do të jetë dy orë pas iftarit.

– Shqipëri

Edhe në Shqipëri është falur namazi teravisë së parë, që shënon fillimin e Muajt të Shenjtë të Ramazanit.

Besimtarët të shumtë janë mbledhur në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku për herë të parë falen namazi i teravisë, pasi kjo xhami më herët gjatë vitit u me prezencë të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.

Namazi i teravsisë është falur edhe në xhamitë e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Më 1 mars është dita e parë e Muajit të Ramazanit, ndërkohë besimtarët në Shqipëri kanë bërë përgatitje për pritjen e muajit të shenjtë.

– Sarajevë

Besimtarë të shumtë u mblodhën edhe në xhamitë e Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht në xhaminë historike Gazi Husrev Beu, për të kryer namazin e parë të taravisë.

Gjithashtu, namazi i teravisë u fal edhe në Xhaminë Bayrakli, xhamia e vetme në Beograd, si dhe në qytetet tjera me banorë muslimanë në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci.

MARKETING