Ezgjan Alioski e mbyll aventurën me Fenerbahçen

Reprezentuesi i vendit tonë, Ezgjan Alioski përmes një videoje në rrjetin social Instagram e ka mbyllur definitivisht aventurën te Fenerbahçe, duke përshëndetur dhe falenderuar tifozët.
Alioskit me mbylljen e sezonit, i skadoi edhe marrëveshja e huazimit te Fenerbahçe dhe tani do të kthehet në Arabinë Saudite te Al Ahli.
Alioski fitoi Kupën e Turqisë me Fenerbahçen dhe zhvilloi 26 ndeshje me klubin nga Stambolli.
Sipas mediave turke, për Alioskin janë të interesuar edhe disa klube nga elita e Turqisë, por mbetet të shihet se ku do të vendos shqiptari për të vazhduar karrierën e tij.