EVN ua ndalë rrymën banorëve të Sllupçanit, ata dalin dhe bllokojnë rrugën

Sonte EVN ka ndalë rrymën në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, duke e lënë të gjithë fshatin në errësirë.
Në shenjë proteste banorët e fshatit kanë bllokuar rrugën kryesore në hyrje të fshatit, duke ndezur zjarre dhe djegur goma veturash.
Përplasja mes EVN-së dhe banorëve të fshatit Sllupçan është për shkak se kompania dëshiron të nxjerrë orëmatësit jashtë shtëpive me pretekstin për të evituar vjedhjen e rrymës, ndërsa banorët e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Aktualisht rruga për të hyrë në fshat është ende e bllokuar.