EVN Maqedoni dhe SOS Fshati i Fëmijëve zgjerojnë bashkëpunimin për të mbështetur të rinjtë

EVN Maqedoni dhe SOS Fshati i Fëmijëve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social. Siç njofojnë nga EVN, kompania do të ofrojë bursa për këta të rinj për të vazhduar arsimin e mesëm ose të lartë, si dhe mbështetje financiare për programet SOS Fshati i Fëmijëve , për të forcuar kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e tyre. Përveç kësaj, bursistët do të kenë mundësinë të realizojnë punë praktike dhe program mentorimi në EVN, gjë që do t’i ndihmojë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale. Nga EVN sqarojnë se memorandumi formalizon mbështetjen për programet e SOS Fshati i Fëmijëve , të cilat mbulojnë interesa edukative, si dhe përvetësimin e përvojave dhe aftësive të nevojshme që synojnë zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve.