Europa League, Milani shkëlqen me 3 gola dhe shtron rrugën drejt kualifikimit
Milan bind në përballjen e parë të 1/16-ave të Europa League, ndërsa triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Rennes në “San Siro”.
Ritmi u diktua në pjesën më të madhe nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 32’, me Loftus-Cheek që zhbllokoi ndeshjen.
Ndërsa në minutën e 48’ i asistuar nga Kjaer, Loftus-Cheek realizoi golin e dytë për skuadrën e Piolit.
Milan vazhdoi me sulmet dhe vetëm pesë minuta më pas, falë një kombinimi perfekt me Theo-n, Leao realizoi me një goditje të fortë, duke u rikthyer te goli pas pesë ndeshjeve mungesë, në çdo kompeticion.
Në minutat në vijim të dyja skuadrat krijuan raste të tjera, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa ekipi që kalon në raundin e 1/8-ave do të vendoset pas një jave në “Roazhon Park”.
Rezultatet e takimeve të para të raundit të 1/16-ave të Europa League: