EURO 2024/ Çekia kërkon kualifikimin, “luftë” në grupin E

EURO 2024/ Çekia kërkon kualifikimin, “luftë” në grupin E

Ditën e sotme do të luhen sfidat e fundit të grupeve, teksa më pas do të mësohen edhe ekipet e fundit që do të sigurojnë kalimin në fazën tjetër. Kështu 4 duele mjaft interesante do të zhvillohen, ku ekipet e grupit E dhe F do të bëjnë mes tyre llogaritë për kualifikimin.

Gjithçka do të nisë me duelet e grupit E, ku 4 ekipet kanë kuotë të njëjte pikësh. Sllovakia do të sfidohet me Rumaninë, ku fitorja për të dyja skuadrat është mëse e detyrueshme për të kaluar në fazën tjetër. Ndërkohë në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Ukraina dhe Belgjika, ku synojnë fitoren për kualifikimin.

Ndërkohë në orën 21:00 është radha e grupit F për të dhënë verdiktet e fundit. Çekia që ka vetëm 1 pikë ndaj Turqisë do të tentojë fitoren për kualifikimin, ndërkohë nga krahu tjetër turqit synojnë 3 pikët për të kaluar grupin.

Gjithastu synon kualiifikimin edhe Gjoegjia që do të sfidojë Portugalinë e Cristiano Ronalos. Këto të fundit kanë siguruar kalimin në fazën tjetër si të parët e grupit.

MARKETING