Eskobar nga Prishtina: Presim lajme të mira nga takimi Kurti-Vuçiq në Ohër
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur vizitën në Kosovë me një takim me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit ata kanë dhënë një deklaratë për gazetarët. Diplomati amerikan ka përsëritur qëndrimin se mbështesin fort çdo nismë dailogu që mundëson ecjen përpara të Kosovës, Serbisë dhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.
“Ky propozim evropian i lehtësuar nga BE-ja ofron mundësi për dialog dhe për marrëdhënje paqësore nërmjet dy vendeve të rëndësishem në rajon. Si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës ne angazhohemi që kjo t’i shërbejë vendit dhe jo vetëm”, deklaroi diplomati amerikan.
Eskobar deklaroi se presin lajme të mira nga takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i cili mbahet nesër në Ohër. /SHENJA/