Esila, 10-vjeçare, kërkon ndihmën tuaj! Po lufton me kancer dhe ka nevojë urgjente për trajtim në Turqi

Kanceri nuk bën dallime moshe, dhe fëmijët po preken gjithnjë e më shumë nga kjo sëmundje. Një shembull i tillë është Esila Xhaferi, e cila, vetëm 10 vjeç, është diagnostikuar me kancer. Për të pasur mundësi të shërohet, ajo ka nevojë për trajtim urgjent në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ta mbulojë koston e trajtimit, e cila arrin në 40 mijë euro. Nga familja bëjnë apel për ndihmën e çdokujt që mund të kontribuojë në këtë betejë për jetën.