Është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Aditiv”

Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të personit juridik “Kontraksi kompani” SHPKNJP Negotinë, sot, është shtyrë seanca gjyqësore për lëndën “Aditiv” që i përket hetimit për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe larjes së parave lidhur me furnizimin e aditivëve për thëngjill për nevojat e SHA EMV – Filiali REK “Bitola” dhe REK Osllomej.
Në sallën digjitale gjyqësore të Institucionit ndëshkues-përmirësues “Idrizovë”, sot, si përfaqësues i “Kontraksi kompani” SHPNJP Negotinë u paraqit avokati i personit juridik, pas çka, gjykatësja Lidija Petrovska urdhëroi të caktohet një përfaqësues sipas detyrës zyrtare për seancën e ardhshme të caktuar për më 25 shtator, duke cekur se nuk ekziston mundësi që personi i njejtë të jetë në cilësi të mbrojtësit dhe përfaqësuesit.
Në seancën e kaluar, ndërkaq, nga ana e këshillit gjyqësor u refuzua propozimi i prokurorisë për bashkim të procedurave në rast, duke cekur se bashkimi do të çonte drejt zvarritjes së panevojshme të lëndës dhe do t’i linte të akuzuarit të pozitë më të rëndë.
Lënda e parë përfshin mbi 30 persona fizik dhe juridik, mes të cilëve edhe ish-drejtorë dhe funksionarë, të akuzuar për bashkim kriminel, keqpërdorim të pozitës zyrtare, larje parash dhe zbardhje të sekretit shtetëor.
Lënda e dytë në të cilën është edhe ish-kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, është formuar si vazhdim i hetimit, me aktakuzë kundër një personi (B.N.) dhe aktakuzës kundër Dimitrievskës dhe dy të tjerëve (B.P.M. dhe M.S.) për vepër penale “zbardhje të sekretit shtetëror”.