Është publikuar tenderi për zgjedhjen e kontaktorit për ndërtimin e tubacionit të gazit me Greqinë

Është publikuar tenderi për zgjedhjen e kontaktorit për ndërtimin e tubacionit të gazit me Greqinë

Në ueb-faqen e Bashkimit Evropian është publikuar tenderi për zgjedhjen e kontaktorit për ndërtimin e tubacionit për gaz natyror mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Hapja e ofertave do të bëhet për 60 ditë, gjegjësisht më 1 shkurt të vitit 2024 në orën 12.

Është paraparë që tubacioni i gazit të jetë në gjatësi prej 123 kilometra dhe të shtrihet nga Nea Mesimvria deri në Negotinë dhe t’i lidhë dy sistemet kombëtare për transmetim të gazit natyror. Në territorin tonë në pjesën nga Gjevgjelia deri në Negotinë do të jetë në gjatësi prej 67 kilometra me vlerën e pritur prej mbi 83 milionë euro.

Menaxhimin me projektin për pjesën e tubacionit të gazit i cili do të kalojë përgjatë vendit tonë, e ndërmori operatori për gaz natyror DESFA pasi ishte përzgjedhur në tenderin e publikuar nga kompania shtetërore “Nomagas”.

Projekti do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve.

Pritet që tubacioni i gazit të përfundojë deri në mes të vitit 2025.

Informacione të hollësishme për tenderin janë në dispozicion në këtë vegëz. 

MARKETING