Është kërkuar paraburgim dhe masa të tjera sigurie për të akuzuarit në rastin ‘Onkologjia

Është kërkuar paraburgim dhe masa të tjera sigurie për të akuzuarit në rastin ‘Onkologjia

Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e ngritura për rastin “Onkologjia”, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit, drejtorin mjekësor dhe atë organizativ të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Shkup, njoftojnë nga prokuroria themelore publike.

MARKETING

Nga atje thonë se të akuzuarit akuzohen për krime të shumta, për të cilat parashihen dënime të larta me burg, ndërsa pasojat e krimeve të kryera përfshijnë edhe shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme pasurore në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat mund të ndikojnë në motivin e të arestuarve për tu arratisur.

 

MARKETING