Është gjetur një trup gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Mega parkun në Shtip

Në orët e hershme të mëngjesit është gjetur një trup në vendin ku po ndërtohet Mega parku i të ardhmes në Shtip. Tash për tash nuk mund të përcaktohet nëse trupi është mashkull apo femër.
MARKETING
Në këtë lokacion ndodhet ish sistemi i puseve për furnizim me ujë të pijshëm të qytetit të Shtipit.
Trupi i pajetë është zbuluar gjatë aktiviteteve ndërtimore të kompanisë që merret me ndërtimin e Mega parkut, i cili do të shtrihet përgjatë shtegut të këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë lumit Bregallnica.
Janë duke vijuar hetimet nga policia dhe prokurori publik.