Është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli
Është arrestuar Rade Trajkovski Shtekli. Ai dyshohet për trafikim droge. Rade Shtekli ka udhëhequr një grup me më shumë se dhjetë anëtarë, të cilët merren me shitjen e substancave narkotike. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Biroja për Siguri Publike janë në kërkim edhe për arrestimin e tërë grupit të tij.
Shtekli u arrestua gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar, në afërsi të një hoteli në rrethinat e Gjevgjelisë. Rade Shtekli është i njohur për përplasje me kartelët e drogës dhe ka qenë objekt i disa tentativave për vrasje. Kjo aksion nga MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Bellanoca.