ESHS: Maqedonia e Veriut ka pagën më të ulët mesatare në rajonin e Ballkanit

ESHS: Maqedonia e Veriut ka pagën më të ulët mesatare në rajonin e Ballkanit
Maqedonia e Veriut ka paga mesatare më të ulëta në rajonin e Ballkanit, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika. Sipas statistikave, paga mesatare neto në tetor të vitit 2024 ka arritur në 685 euro.

Kjo shumë është dukshëm më e ulët se paga mesatare në vendet fqinje të Ballkanit, ku punëtorët fitojnë më shumë. Në Bosnjë e Hercegovinë paga mesatare është 720 euro, në Mal të Zi 944 euro, në Serbi 842 euro, në Kroaci 1.340 euro, ndërsa në Slloveni arrin deri në 1.514 euro.

Edhe pse paga mesatare neto ka pësuar një rritje të dukshme krahasuar me muajin e kaluar dhe është rritur me rreth 94% në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet një nga vendet me pagat më të ulëta në Evropë, veçanërisht në aspektin e pagës minimale.

MARKETING