Escobar për Kosovën: S’mundet një vend me 1.5 milionë banorë t’ia ndryshojë taktikat komunitetit transatlantik

Escobar për Kosovën: S’mundet një vend me 1.5 milionë banorë t’ia ndryshojë taktikat komunitetit transatlantik

Emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, është përgjigjur ashpër pas akuzave nga kryeministri Kurti për emisarin Miroslav Lajçak.

Escobar për Zërin e Amerikës ka thënë se një vend me 1.5 milionë banorë, nuk mund ta bindë komunitetin transatlantik t’i ndryshojë taktikat.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”, ka deklaruar Escobar në këtë intervistë.
Ai ka pasur kritika të ashpra për Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin indirekt, duke theksuar se e ka marrë dialogun me “po apo jo”.

“Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës.

MARKETING