Escobar: Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten, ose do përballen me pasoja

Escobar: Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten, ose do përballen me pasoja

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb kanë kohë deri të premten për t’u dhënë fund tensioneve në veri.

“Kurti dhe Vuçiq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, ka deklaruar Escobar.

Në një bisedë të tij me gazetarë, Escobar raportohet të ketë thënë se marrëdhënia e SHBA-së me Kosovën nuk është marrëdhënie me kryeministrin Kurti, teksa ka paralajmëruar pasoja për ata që e pengojnë marrëveshjen.

Marrëdhënien me kryeministrin Kurti, Escobar e cilësoi si sfiduese.
Ai kërkoi themelimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe ndaljen e Serbisë për lobimin kundër Kosovës.

“Kosova dhe Serbia po pengojnë zbatimin e marrëveshjes. Kosova menjëherë të nisë themelimin e Asociacionit, Serbia të mos lobojë kundër Kosovës. Mbështesim thirrjet e BE-se për deskalim. Thërrasim Listen Serbe të merr pjesë në zgjedhje, pa parakushte”, tha tutje Escobar.

Situatën e krijuar në veri Escobar e ka quajtur si dështim i të dy palëve.

MARKETING