Erolli Dekor Viti nga Kosova fiton turneun Tradicional Juventus Serava
Në këto çaste ka përfunduar Turneu Tradicional Juventus Serava në futboll të vogël. Në ndeshjen finale, fitues ishte Erolli Dekor Viti nga Kosova të cilët mposhtën ekipin e HBR Glass me rezultatin 3-2, shkruan SHENJA.
Ndeshja ishte mjaft dinamike dhe shumë e ekuilibruar.
Ekipi nga Kosova në tre raste kaloi në avantazh ndërsa, HBR Glass herën e tretë, edhe pse bënë shumë përpjekje nuk arritën ta barazojnë rezultatin, dhe ta dërgojnë ndeshjen të paktën në penalti.
Ekipi fitues i turneut mori 70 mijë denarë, ndërsa vendit i dytë 30 mijë denarë.