Ermedin Ademi rinovon kontratën me Rabotniçkin

Ermedin Ademi rinovon kontratën me Rabotniçkin

Ermedin Ademi do të vazhdojë të veshë fanellën e Rabotniçkit edhe në sezonin e ardhshëm, pasi sot ka firmosur një kontratë të re njëvjeçare me ekipin e “Romantikëve”. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025. Ademi është pjesë e Rabotniçkit që nga viti 2023 dhe që atëherë ka qenë një nga lojtarët më konstantë në skuadër. Veterani është zotuar për besnikëri të paktën edhe për një sezon me “romantikët” dhe do të jetë shtyllë në mesfushën e ekipit nga kryeqyteti. Në karrierën e tij, Ermedin Ademi përveçse për Rabotniçkin ka luajtur edhe për Voska Sport, Makedonija Gjorçe Petrovin, Renovën, Shkupi, Teteksin e Milanon.

MARKETING