Erkan Murseli në krye të FC Shkupit!
Erkan Murseli është emëruar trajner dhe ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin.
“Sot, Murseli udhëhoqi edhe stërvitjen e parë të ekipit, një fillim simbolik, por i rëndësishëm, që dha sinjal të qartë për angazhim maksimal dhe punë të ndershme.
Në këtë periudhë, kur fjalët kanë shumë më pak peshë se veprat, prania dhe roli aktiv i tij në ekip, janë mesazh i qartë se Shkupi po nis një kapitull të ri, me përgjegjësi dhe fokus të plotë te rikthimi i skuadrës në rrugën e duhur”, thuhet në njoftimin e FC Shkupi.

