Erkan Arifi: Kandidoj për mandatin e tretë me kërkesë të qytetarëve dhe strukturave të partisë

Erkan Arifi: Kandidoj për mandatin e tretë me kërkesë të qytetarëve dhe strukturave të partisë

Në emisionin “Debat në SHENJA”, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Erkan Arifi, sqaroi arsyet pse ka vendosur të garojë për një mandat të tretë në krye të komunës së Likovës. Ai tha se ky vendim është marrë pas një kërkese të gjerë nga qytetarët dhe strukturat politike e shoqërore në komunë.

“Kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, në bazë të kërkesës së banorëve të komunës sonë, forumit rinor, shoqatave joqeveritare dhe strukturës së BDI-së në Likovë, iu drejtova kryesisë qendrore të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Me mbështetjen edhe të partnerëve të koalicionit nga AKI, më obliguan që të kandidoj për mandatin e tretë,” deklaroi Arifi.

Ai theksoi se kjo mbështetje e gjerë është një përgjegjësi e madhe dhe premtoi se do ta vazhdojë punën me përkushtim, ashtu si në dy mandatet e mëparshme, të cilat sipas tij, kanë sjellë projekte të rëndësishme për zhvillimin e komunës.

/SHENJA/

MARKETING