Erhan Selimi do të jetë zv/seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut

Erhan Selimi do të jetë zv/seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut

Me emërimin e Goce Sedlloskit si seleksionues i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut, Federata e Futbollit të Maqedonisë pritet nesër të zyrtarizojë edhe përbërjen e stafit teknik, ku spikat përfshirja e trajnerit shqiptar, Erhan Selimi.

Selimi pritet të emërohet asistent i dytë i Sedlloskit, duke u “graduar” në përfaqësuesen A pas punës së suksesshme si përzgjedhës i Maqedonisë U19. Përvoja e tij me talentet e reja dhe njohja e mirë e futbollit vendor konsiderohen si vlerë e shtuar për stafin e ri teknik.

Njëkohësisht, Erhan Selimi vazhdon të mbajë edhe funksionin e drejtorit të Shkollës së Futbollit të KF Shkëndija, duke konfirmuar rritjen e tij profesionale brenda strukturave të FFM-së.

Përveç Selimit, stafi i ri i përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut pritet të përbëhet edhe nga:

• Borçe Hristov – asistent i parë

• Erhan Selimi – asistent i dytë

• Gogo Jovçev – trajner i portierëve

• Martin Hristov – analist i ndeshjeve

MARKETING