Erdoğan zotohet të zgjidhë çështjen e grupit terrorist PKK/YPG në Siri

Erdoğan zotohet të zgjidhë çështjen e grupit terrorist PKK/YPG në Siri

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar përkushtimin e Ankarasë për çrrënjosjen e grupeve terroriste në Sirinë fqinje, derisa përshkroi një vizion të unitetit rajonal, paqes dhe vetëvendosjes, raporton Anadolu.

“Ne kemi zero tolerancë për organizatën terroriste YPG, e cila pushton një të tretën e vendit (Sirisë). Së shpejti do të ndërmarrim hapa për ta zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, tha presidenti Erdoğan, në një ngjarje provinciale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), që u mbajt në qytetin jugor Mersin.

YPG-ja është dega siriane e grupit terrorist PKK.

Presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi vendosmërinë e Türkiyes për të penguar çdo plan që kërcënon stabilitetin rajonal, duke u zotuar të “çarmatosë ose eliminojë organizatat terroriste” që kërkojnë të zbatojnë skenarë të ri në lidhje me Sirinë.

“Epoka e atyre që kanë bredhur lirshëm në këtë rajon për shekullin e kaluar me një politikë përça dhe sundo ka përfunduar”, shtoi ai.

Presidenti turk gjithashtu theksoi rëndësinë e fuqizimit të popullsive indigjene të rajonit.

“Tani e tutje, e ardhmja e rajonit do të përcaktohet nga popujt e tij të lashtë dhe të gjitha vendimet në lidhje me burimet natyrore do të mbeten nën autoritetin e pronarëve të vërtetë të rajonit. Pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush, loja shekullore po prishet. Erërat e vëllazërisë dhe paqes po fryjnë në rajonin tonë, duke hapur dyert për një epokë të re prosperiteti”, tha Erdoğan.

Më tej, ai tha se ka ardhura koha për aspirata dhe veprime të reja, duke theksuar dëshirën e Türkiyes për “stabilitet rajonal, siguri, paqe dhe prosperitet”.

PKK/YPG-ja terroriste ka kërkuar të shfrytëzojë situatën në Sirinë pas-Asadit për të përshpejtuar përpjekjet për të krijuar një “korridor terrorist” përgjatë kufirit me Türkiyen.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

MARKETING