Erdogan: Zgjedhjet përfunduan, tani është koha për të punuar dhe për t’i shërbyer këtij populli

Erdogan: Zgjedhjet përfunduan, tani është koha për të punuar dhe për t’i shërbyer këtij populli

Presidenti Rexhep Taip Erdogan, nga Ankara, tha se të gjithë ata që kanë votuar asnjëri prej tyre nuk ka humbur.

Erdogan tha se, sot është dita e qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë e vëllezërve dhe motrave të cilët e shohin fotografinë së bashku.

Ai tha se shumë lojëra janë luajtur në vitet e fundit në Turqi. Ai tha se gazetat në Francë në Gjermani kanë shkuar për të shumë gjëra, por se sot edhe ata kanë humbur.

“Nga gjitha ato organizata terroriste, ju mund ta shihi se kush ka qenë kundër nesh, por në fund falë Zotit, sot e patë se si përfundoi. Kjo popullatë ka shumë karakter të fortë, dhe ka treguar se pas çdo sfide që e kanë patur, se është e pamundur që të gjejnë pikën e dobët të këtij popullit. Çdo kush që do të tenton, do të ballafaqohet me humbje”, tha Erdogan, raporton SHENJA.

Erdogan tha se pas përfundimit të zgjedhjeve, tani është koha për të punuar dhe për t’i shërbyer këtij populli.

“Do të shihni se edhe inflacioni do të bie, ata nuk mund të garojnë me ne”, shtoi Erdogan.

Erdogan tha se ata do të fokusohen në ekonominë e prodhimit bazuar në investime dhe punësime. /SHENJA/

MARKETING