Erdoğan: Turqia mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive

Erdoğan: Turqia mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pret që palët të shfaqin qasje paqësore dhe konstruktive, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, presidenti Erdoğan gjithashtu u shpreh se Türkiye shpreson që procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë do të përfundojë në një mënyrë që do të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Erdoğan u shpreh se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të rrisë bashkëpunimin me Türkiye-n kundër aktiviteteve të grupit terrorist FETO në Kosovë.

MARKETING