Erdoğan: Turqia ka përshpejtuar kontaktet diplomatike për rivendosjen e armëpushimit në Gaza

Erdoğan: Turqia ka përshpejtuar kontaktet diplomatike për rivendosjen e armëpushimit në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi i tij ka përshpejtuar kontaktet diplomatike për rivendosjen e armëpushimit në Gaza, pasi Izraeli rifilloi sulmet gjenocidale në enklavën palestineze këtë javë, duke vrarë qindra njerëz, raporton Anadolu.

“Kemi përshpejtuar kontaktet diplomatike për të rivendosur armëpushimin (në Gaza), për t’i dhënë fund shtypjes dhe për të ndaluar rrjetin gjenocidal”, tha Erdoğan në një ngjarje në Istanbul.

“Nuk do të lejojmë kurrë që kjo bandë masakrash, e cila llastohet dhe bëhet më moskokëçarëse gjithnjë e më shumë, ta kthejë rajonin tonë në një det gjaku”, tha Erdoğan, duke iu referuar Izraelit.

Ai njoftoi se Türkiye ka rritur ndihmën humanitare për të mbështetur “vëllezërit dhe motrat” në Gaza përpara festës së Fitër Bajramit.

Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 janë plagosur në një fushatë të papritur ajrore nga Izraeli në Gaza që nga e marta, duke shkelur armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve që u arrit në janar.

Gati 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 112 mijë janë plagosur në sulmet brutale ushtarak të Izraelit në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Duke folur për luftën e Türkiyes kundër terrorizmit, presidenti turk deklaroi: “Falë Zotit tejkaluam me lehtësi disa pragje kritike në punët shumëdimensionale që kemi kryer në synimin tonë të Türkiyes pa terror”.

“Pasi ta shpëtojmë vendin dhe rajonin tonë nga fatkeqësia e terrorit, shpresojmë se do të hapim dyert e një periudhe shumë të ndryshme”, theksoi Erdoğan.

MARKETING