Erdogan telefonatë me homologun nga EBA-ja, riafirmon mbështetjen e Turqisë mes tensioneve rajonale

Erdogan telefonatë me homologun nga EBA-ja, riafirmon mbështetjen e Turqisë mes tensioneve rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar sot mbështetjen e plotë të Ankarasë për sovranitetin dhe sigurinë e Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike me presidentin e EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, në mes të tensioneve rajonale, transmeton Anadolu.

Erdogan gjithashtu ka shprehur urime për rikuperim të shpejtë nga dëmet e shkaktuara nga konflikti në rajon, ndërsa të dy liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal.

Gjatë bisedës, Erdogan ka thënë se Turqia i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe në disa fusha, veçanërisht në tregti, energji dhe siguri.

Duke iu referuar konfliktit SHBA-Iran, Erdogan i ka cilësuar zhvillimet në rajon si të dhimbshme dhe ka thënë se Turqia po i vazhdon kontaktet diplomatike me vendet përkatëse për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike mes Washingtonit dhe Teheranit.

Ai gjithashtu ka theksuar se nevojitet më shumë dialog dhe bashkëpunim për të adresuar sfidat e sigurisë në rajon.

MARKETING