Erdoğan: Takimi me Trumpin për Gazën ishte shumë produktiv dhe pozitiv

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha të martën se takimi për Gazën me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë ishte “shumë produktiv dhe pozitiv”, duke theksuar kënaqësinë e tij, raporton Anadolu.
“Kemi përfunduar një takim shumë produktiv dhe të mirë. Jam i kënaqur dhe shpresoj që rezultati të jetë i mirë”, tha presidenti turk.
Erdoğan u takua me presidentin amerikan Trump në selinë e Kombeve të Bashkuara për Takimin Rajonal mbi Gazën, i mbajtur si pjesë e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.
Në pyetjen nëse samiti i Gazës me Trumpin mund të çojë në një hap konkret drejt paqes dhe mbrojtjes së civilëve të pafajshëm, Erdoğan u përgjigj se së shpejti do të lëshohet një deklaratë e përbashkët.
“Deklarata përfundimtare ndoshta do të publikohet së shpejti. Deklarata përfundimtare e takimit do të finalizohet me deklaratat e bëra nga Trump dhe Tamim (Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani). Kemi përfunduar një takim shumë produktiv dhe të mirë”, tha Erdoğan.
Kur u pyet: “Jeni i kënaqur?” Erdoğan tha: “Jam i kënaqur. Uroj që rezultati të jetë i mirë”.