Erdoğan: E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë

Erdoğan: E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë

E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Türkiye-s, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar një balline dhe artikulli të fundit të revistës, raporton Anadolu Agency (AA).

“A e përcakton revista britanike fatin e Türkiye-s? Kombi im e përcakton atë. Çfarëdo që populli im thotë, ndodh në Türkiye. Revista britanike nuk mund të përcaktojë fatin e Türkiye-s”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë në Istanbul.

Komentet e presidentit Erdoğan erdhën pasi “The Economist” publikoi një artikull duke u bërë thirrje të huajve t’i kushtojnë vëmendje zgjedhjeve të ardhshme të Türkiye-s, duke pretenduar se vendi është “në prag të katastrofës” nën Erdoğan-in.

Drejtori i Komunikimeve pranë presidencës turke, Fahrettin Altun, kritikoi të enjten revistën për “propagandën e lirë” kundër Türkiye-s, duke thënë: “Titujt e egër dhe imazhet provokuese mund t’i ndihmojnë ata të shesin të ashtuquajturën revistë të tyre, kështu që ne i përgëzojmë ata për teknikat e tyre të zgjuara të marketingut. Por, ne duhet t’ia kujtojmë audiencës se kjo është gazetari sensacionaliste e bazuar në propagandë të lirë dhe dezinformim”.

“Greqia vazhdon të armatosë ishujt e Egjeut”

Në lidhje me komentet e fundit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Türkiye-n, Erdoğan tha se Greqia po ndërmerr hapa në kundërshtim me Traktatin e Lozanës të vitit 1923 dhe marrëveshjet e tjera duke armatosur ishujt e Egjeut.

Mitsotakis të enjten tha se Greqia nuk do të shkojë në luftë me Türkiye-n dhe se të dy vendet mund të bëjnë përpjekje për të ulur tensionet në rajon.

“Këto deklarata të Mitsotakisit nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fatin e rajonit në veçanti”, tha Erdoğan.

MARKETING