Erdogan: Do të vazhdojmë të punojmë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës dhe mbrojtjen e çështjes palestineze

Erdogan: Do të vazhdojmë të punojmë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës dhe mbrojtjen e çështjes palestineze

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Ankaraja do të vazhdojë të punojë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës dhe mbrojtjen e kauzës palestineze, raporton Anadolu.

“Në periudhën që vijon, do të vazhdojmë të punojmë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës dhe mbrojtjen e çështjes palestineze”, tha Erdoğan gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij indonezian Prabowo Subianto në kryeqytetin Ankara.

Udhëheqësi turk përshëndeti gjithashtu qëndrimin e Indonezisë për çështjen e Palestinës.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, Erdoğan tha se ai dhe Prabowo kanë vlerësuar hapat që mund të ndërmerren për ta rritur tregtinë midis dy vendeve drejt objektivit të përbashkët prej dhjetë miliardë dollarësh “në një mënyrë të balancuar të bazuar në përfitime reciproke”.

Nga ana tjetër, Subianto shprehu admirim për Türkiyen, duke theksuar nevojën për bashkëpunim për ndërtimin e një rendi të ri global.

“Si udhëheqës të Jugut Global, si partnerë strategjikë, ne duhet të marrim përgjegjësinë për krijimin e një rendi të ri global”, tha ai.

Subianto po qëndron për vizitë zyrtare në Türkiye, ku u prit me nderime nga presidenti Erdoğan.

Përpara konferencës për media, dy liderët nënshkruan tri marrëveshje bilaterale – në fushën e bashkëpunimit midis agjencive të menaxhimit të emergjencave; midis zyrave presidenciale të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun; dhe marrëveshje bashkëpunimi midis ministrive të kulturës.

MARKETING