Erdogan diskuton marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin me kryeministrin kanadez Carney
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe globale gjatë një bisede telefonike të mërkurën, sipas burimeve diplomatike turke, transmeton Anadolu.
Erdogan ka thënë se Turqia i kushton rëndësi forcimit të lidhjeve me Kanadanë dhe ka theksuar potencialin për bashkëpunim në energji, industrinë e mbrojtjes dhe transportin ajror.
Ai ka thënë se Turqia vazhdon përpjekjet për të promovuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe se ndan qëndrime të përbashkëta me Kanadanë për një sërë çështjesh.
Erdogan gjithashtu e ka ftuar Carneyn të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara dhe në COP31, që do të organizohen nga Turqia, dhe ka shprehur shpresën ta presë atë për një vizitë zyrtare para përfundimit të vitit 2026.

