Erdoğan dhe Putin diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë

Erdoğan dhe Putin diskutojnë për luftën Rusi-Ukrainë

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutuan hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Türkiye-Rusi dhe zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.

Duke falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij pozitiv në lidhje me zgjatjen sërish të Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, Erdoğan tha se i kushtojnë vëmendje që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojnë sa më parë me rrugën e negociatave.

Presidenti Erdoğan tha se mund të ndërmarrin hapa të rinj në bazën e bashkëpunimit ekonomik për të cilët kanë rënë dakord në Sochi.

MARKETING